Milani i madh fillon me Paolo Maldinin…

Në familjen “kuqezi” të Milanos për këtë janë të sigurtë. Pas disa ditësh ngurrimi dhe dyshimesh, ish-kapiteni i “djajve”, Paolo Maldini ka vendosur ta pranojë propozimin e administratorit Ivan Gazidis.

Nga drejtor i zhvillimit strategjik, ai do të jetë drejtori i ri teknik i Milanit, duke zëvendësuar kësisoj brazilianin Leonardo të larguar pak kohë më pare.

Ish-kapiteni i “kuqezinjve” e ka konfirmuar një gjë të tillë në mikrofonin e “Mediasetit”. “Absolutisht që po”, i është përgjigjur i vendosur dhe i qeshur Maldini, pyetje nëse kishte vendosur ta pranonte propozimin e Gadizit.

Por edhe pse ende nuk është legjitimuar, ai me gjasa ka nisur nga puna. Pasi ka siguruar autonominë vendimmarrëse dhe buxhetin për skuadrën, Maldini drejtor, si punë të parë duket se do të sjellë me vete trajnerin e ri, Marko Xhampaolo për stolin e Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!