Palmieri: Spaleti një mjeshtër…

Nga grumbullimi me Italinë, futbollisti i Çelsit, Emerson Palmieri, ka deklaruar se Luçiano Spaleti, do ishte perfekt të drejtonte skuadrën londineze. “Do të isha shumë i kënaqur nëse do  punoja sërish me Spaletin. Trajner fantastik, njeri i përsosur”. 

Spaleti, ndërsa drejtonte vite më parë Romën, stërviti Palmierin teksa sipas futbollistit, mirënjohja ndaj ish-teknikut, nuk njeh kufi. “Nuk di se si mund ta falenderoj përgjithmonë’,– tha nga Koverçiano, braziliani i natyralizuar si italian që mesa duket, bën ftesë publike për ta patur ish-trajnerin e tij në timon.

Luçiano Spaleti, u shkarkua javën e kaluar nga Interi për t’ja lënë vendin Antonio Kontes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!