Inzagi, rinovon me skuadrën e Tares…

Fitoi kupën e Italisë me Lacion dhe menjëherë drejt Simone Inzagit, nisën spekulimet për një largim të mundshëm drejt ekipeve të tjera. Milan dhe Juventus tentuan, por Simone, vendosi t’i qëndrojë besnik projektit të Klaudio Lotitos dhe Igli Tares.

Gjithsesi, klubi i Lacios duke vlerësuar teknikun dhe shtyrë nga fakti që shumë klube prestigjiozë kërkonin sherbimet e 43 vjeçarit, të lindur në Piaçenca, vendosi t’i rinovojë kontratën deri në 30 qershor 2021.

Zyrtarizimin e lajmit,e ka bërë vetë klubi i Lacios ditën e sotme.

Lacio njofton rinovimin dhe zgjatjen e kontratës me trajnerin Simone Inzagi deri në 30 qershor të vitit 2021“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!