Islanda thërret “nën armë” përvojën…

Trajneri Erik Hamren i Islandës ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjet ndaj kuqezinjve tanë më 8 qershor në Rejkjavik, dhe më 11 qershor në transfertë ndaj Turqisë.

Bie në sy fakti se në listë janë emra si Halldorson, Sevarson, Sigurdson, Arnson, Gunarson, Bjarnason e Sigthorson, të gjithë futbollistë me shumë eksperiencë e me më shumë se 50 ndeshje me fanellën e Islandës, të cilët edhe spikatën në Euro 2016 dhe Botëror.

Portierë: Ogmundur Kristinson (AEL), Runar Aleks Runarson (Dizhon), Hanes Thor Halldorson (Valur)

Mbrojtës: Birkir Mar Sevarson (Valur), Hjortur Hermanson (Brondbi), Sverir Ingi Ingason (PAOK), Kari Arnason (Gençlerbirligi), Ragnar Sigurdson (Rostov), Jon Gudni Fjoluson (Krasnodar), Hordur Bjorgvin Magnuson (CSKA), Ari Frejr Skulason (Lokeren)

Mesfushorë: Rurik Gislason (Sandhausen), Johann Berg Gugmundson (Bërnli), Runar Mar Sigurjonson (Grashopers), Birkir Bjarnason (Aston Vila), Guglaugur Viktor Palson (Darmshtad), Aron Einar Gunarson (Kardif), Emil Hallfredson (Udineze), Arnor Ingvi Traustason (Malmo)

Sulmues: Kolbein Sigthorson (AIK), Gylfi Sigurdson (Everton), Jon Dadi Bodvarson (Riding), Vidar Orn Kjartanson (Hamarbi), Albert Gudmundson (AZ Alkmar), Arnor Sigurdson (CSKA).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!