Trajneri dhe dy lojtarë braktisin Malin e Zi!

Vetëm pak orë para ndeshjes Mali i Zi-Kosovë, për eliminatoret e Euro 2020, si rezultat i presionit shovinist serb, trajneri Ljubica Tumbakoviç, si dhe dy futbollistë Mirko Ivanoviç dhe Filip Stojkoviç, të lindur në Serbi, kanë braktisuar ekipin kombëtar të Malit të Zi. Një lajm të tillë e konfirmojnë mediat malazeze.

Gjatë ditës së sotme, mediat serbe pranë pushtetit, u kanë bërë thirrje dhe ushtruar presion psikologjik ndaj futbollistëve të lindur në Serbi që mos luajnë në ndeshjen ndaj Kosovës. Pre e këtij presioni dhe racizmit shovinist serb, duke kanë rënë trajneri Tumbakoviç dhe dy prej futbollistëve.

Kombëtaren e Malit të Zi në ndeshjen ndaj Kosovës, me gjasa do ta drejtojnë asistentët Miodrag Dzudoviç dhe Dragoje Lekoviç. Ky takimi do të luhet pa tifozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!