Klop: Epërsinë ta tregojmë në fushë…

Në prag të finales së Champions League, gjermani i “Reds”-ave tregohet diplomat dhe i vlerëson “Spërs”-at, duke anashkaluar ndeshjet në Premier. Klop përgëzon Sarrin e Çelsit për suksesin.

Në prag të finales së Champions League, trajneri i Liverpolit Jurgen Klop, ka folur në “Sky Sport” për ndeshjen që skuadra e tij do të luajë të shtunën, në orën 21:00 kundër Totenhemit, në “Wanda Metropolitano” të Madridit. 

“Nëse shikojmë klasifikimin në kampionat, mund të mendojmë se jemi në epërsi. Gjithsesi, ndeshjet direkte me Totenhemin kanë qenë gjithmonë të bukura dhe që të dyja janë mbyllur 2-1. Mendoj se nuk është e rëndësishme të thuhet para ndeshjes se kush është favorit, kjo duhet treguar në fushë”, – ka thënë trajneri gjerman i Liverpulit.

Por Klop ka gjetur rastin edhe për të vlerësuar futbollin britanik, duke mos i kursyer lëvdatat dhe përgëzimet për suksesin e trajnerit të Çelsit, që fitoi kupën e Europa League.

“Sigurisht, ndeshjet me skuadrat angleze, nuk janë një gjë e re për ne. Por kualifikimi në finale është një gjë e jashtëzakonshme. Duhet të jemi të lumtur për futbollin anglez. Jam i lumtur edhe për Mauricio Sarrin që ka fituar Europa League. Në finalen e Championsit kemi dy skuadra, si Liverpuli dhe Totenhemi, që kanë potencial dhe karakter”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!