Poçetino: Të shkruajmë historinë

Mauricio Poçetino pret një mbrëmje të madhe nesër në Madrid. Argjentinasi i Totenhem, përtej vështirësive, teksa përballë do të ketë Liverpulin më të fortë të dekadës së fundit, shprehet optimist për finalen e Champions League në program nesër në mbrëmje.

Ka qënë një udhëtim i pabesueshëm. Është pëlqyer shumë dhe ia kemi dalë së bashku. Qartësisht tani jemi të përqëndruar te finalja. Ka qënë kënaqesi të drejtosh këta futbollistë, krenar për djemtë, të cilët kanë zbatuar gjithnjë detyrat. Jemi gati dhe jemi përgatitur mirë. E rëndësishme të drejtojmë lojën e të gëzojmë fitoren”-tha Poçetino ndër të tjera në konferencë për shtyp.

Ndërkaq, mbështetësit e spërsave, shpresojnë që në formacionin e Totenhem, të shohin edhe të rekuperuarin Kejn. Poçetino, për këtë fakt,u shpreh me diplomaci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!