Madridi gati të presë gjithë “botën”…


Finalja e madhe pas 24 orëve. Skuadrat mberrijnë në Madrid, ka masa të shtuara sigurie.

Totenhem dhe Liverpul, do të diskuojnë nesër në “Wanda Metropolitano” finalen e madhe të kontinentit. Për Championsin “anglez”, janë të interesuar nga i gjithë globi, ndërsa mbrëmjen e nesërme në Madrid, pritet të ketë fluks të jashtëzakonshëm nga tërë bota.

Natyrisht, pjesa e mbështetësëve të skuadrave, por dhe e atyre që kanë vendosur të jenë prezent në këtë finale “titanësh”, do të survejohen nga rreth 4700 agjentë policie.

Edhe dron për të monitoruar zhvillimet mes tifozëve dhe gjithçka ngjet në kryeqëndren e Madridit. Dy fotokamera, njëra termike dhe tjetra me objektiv zmadhimi, janë instaluar mbi dron. 

 Sakaq, kanë nisur hamendësimet dhe hipotezat  lidhur me përberjet e skuadrave dhe vendosjet në fushë. Në kampin e “reds”-ave, i sigurtë është aftësimi i Firminjos. Kante jashtë, Shaqiri projektohet në stol.

Ja situata e skuadrave në foto sipas mediaset:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!