Kukësi, autobuzë pa limit drejt Elbasanit…

Kukësi kërkon ta mundë Tiranën edhe me tifozë, në finalen e Kupës së 67-të të Shqipërisë, ndeshje që do të luhet të dielën, në orën 19:00, në “Elbasan Arena”.

Për të mos u ndier inferiorë në tribuna, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur t’ua sigurojë udhëtimin falas të gjithë mbështetësve verilindorë, kudo ndodhen.

Në një njoftim në faqen zyrtare, klubi i Kukësit sqaron të gjithë tifozët se nga qyteti verilindor, Kamza dhe Durrësi, ku jetojnë me shumicë kuksianët, ditën e ndeshjes drejt Elbasanit do të nisen autobusë falas.

Për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, FK Kukësi – KF Tirana, Presidenti Safet Gjici do të mundësojë udhëtimin pa pagesë të tifozëve kuksianë.

Konkretisht, nga qyteti i Kukësit do të nisen autobusë pa limit drejt Elbasanit, nga Kamza 4 autobuzë dhe nga Durrësi 1 autobuz, për të mbështetur skuadrën, në përballjen ndaj kryeqytetasve në stadiumin “Elbasan Arena.

Futboll Klub Kukësi iu bën thirrje të gjithë sportdashësve, por në veçanti tifozëve kuksianë, që të jenë të pranishëm në ndeshjen më të rëndësishme të Kupës së Shqipërisë.

Ju mirëpresim!,”- mbyllet apeli që klubi i Kukësi u bën tifozëve të tij për të qenë të pranishëm në “Elbasan Arena” të dielën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!