“Nuk e kishim në dorën tonë mbijetesën”…

Trajneri gjirokastrit Bledar Devolli, ndaj Kukësit zhvilloi ndeshjen e fundit në krye të Kastriotit. Në intervistën e pasndeshjes, në mikrofonin e Supersportit, i zhgënjyer ai ka falenderuar drejtuesit krutanë, futbollistët që ka trajnuar, duke deklaruar se do të provojë një tjetër aventurë në sezonin e ardhshëm.

“Në radhë të parë dua t’iu kërkoj ndjesë për ndonjë batutë në tension e sipër. Nuk e kishim në dorën tonë mbijetesën. I jam mirënjohës presidentit, që më dha mundësi të punoj. Deri te rasti që morëm vesh golin e Tiranës, kemi bërë një nga ndeshjet më të mira. Ky është futbolli duhet të pranojmë verdiktin. Megjithatë jeta vazhdon dhe duhet të shikojmë për gjëra të tjera.

Do të shikoj për një aventurë tjetër. Nuk dua ta ul stekën. Dua të marr një ekip në qershor dhe të bëj një ekip timin. Me kismet do presim dhe do shikojmë. Jam i gatshëm t’i dalë për Zot çdo ekipi dhe çdo objektivi.Unë e kam thënë çfarë kam ëndërr të drejtoj në Shqipëri. Ishte një garë e bukur midis Luftëtarit dhe Tiranës. Me vjen mirë që shpëtoi Tirana apo edhe Luftëtari. E kam thënë në çdo intervistë që këta djem nuk e meritonin të binin. Jeta vazhdon, shumë lojtarë të Kastriotit do jenë në treg,” – deklaroi Devolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!