Superiorja në aktin e fundit…


Fundi i sezonit, me pak dilema. Në Tiranë, bardheblutë pritet ta kthejnë në festë qëndimin eventual. Priten shumë tifozë. Skënderbeu me sytë nga KAS.

Isuf Myrtaj

Dhe mbërrijmë në epilog. Nesër në katër stadiume (ora 16:00), do të luhet akti i fundit i kampionatit të 80-të Kombëtar të Superiores. Edhe pse fizionomia e dhjetë skuadrave në garë, tashmë ka pak për të thënë, në disa takime, ka ende garë. Kështu në “Selman Stermasi” dhe në Kamzë, takimet Tirana-Flamurtari dhe Kukësi-Kastrioti, marrin vëmendjen maksimale.

Shkaku është i thjeshtë. Tirana dhe Kastrioti kanë ende llogari për mbijetesën. Bardheblutë, pas atij suksesi javën e shkuar në Laç, duken shumë pranë objektivit minimal të tyre, teksa me një pikë eventuale ndaj vlonjatëve, sigurojnë qëndrimin. Nga ana tjetër, krutanët ndaj Kukësit, duhet të fitojnë për të shpresuar në një “apokalips” në kryeqytet.

Edhe në Durrës, Teuta kërkon të imponohet ndaj bardhezinjve të teknikut Starova. Fitorja e durrsakëve, konvertohet në biletë europiane, ndërkohë që kurbinasit, kanë shanse të tilla, vetëm nëse skuadrat e renditura mbi Laçin, nuk do përfshihen në goglat shortuese të UEFA-s.

Takimi i fundit për llogari të javës së 36-të, duket se do jetë brënda kornizave të festës. Luftëtari i shpëtuar pret Partizanin kampion, i cili në Gjirokastër, gjën shumë mbështetës të të kuqve. Legjitime festa e të dy kampeve…

Në juglindje, Skënderbeu për shkak të dënimit të Kamzës, merr tri pikë tavoline me pikaverazhin e përgjithshëm 55. Në pritje të formatimit përfundimtar të klasifikimit dhe të vendimit të KAS-it.

Kështu, nesër në mbrëmje, të gjitha skuadrat do ndalin “vrapin”. Për t’u përqendruar më pas te kompeticionet europiane. Por së bashku me ekipet që do çertifikohen për në kontinentin e vjetër, në program edhe finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!