Malik Mane, lamtumirë Laçi…


Senegalezi tregohet i sinqertë me presidentin e klubit: “Nuk justifikova besimin…”

Erdhi me bujë te Laçi gjatë janarit. Bëhët fjalë për senegalezin 30-vjeçar Malik Mane. Por nga sot, ai nuk është më pjesë e kurbinasëve. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i klubit  Pashk Laska, i cili mbrëmë, si i ftuar special në akordimin e titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, për ish- kampionen e atletikës Marinda Preka nga Presdienti i Republikës  z.Ilir Meta, i ka thënë “Sporti IM”, se Mane i ka kërkuar me mirëkuptim largimin nga Laçi.

Malik Mane përpos cilësive që mbart, nuk bëri diferencën në fushë, madje përjashto takimin mes Laçit dhe Teutës në fazën e tretë, ndërsa dha tri asiste, në takimet e tjera herë-herë ka qëndruar në stol.

Sipas numrit një të bardhezinjve, Mane në takimin e lamtumirës, i ka shprehur keqardhjen presidentit, duke i thënë se ndihet keq për performancën e tij në fushë.

Laska shpjegon: “Mane është i lirë. Erdhi më takoi dhe në vënd që të flisja unë, ai rrëmbeu momentin duke më thënë: President, të falenderoj shumë për çfare ke bërë për mua që nga janari. Ndihëm fajtor që nuk dhashë më të mirën time. Rrugët tona ndërpriten këtu dhe ju kërkoj mirëkuptim që të largohem që tani. Laçi dhe ju, do jeni në zëmren time,”- tha Laska, duke iu referuar takimit me lojtarin.

Në këtë mënyrë ish-futbollisti i  Sogndal, Goteborg, Taraz, Akzhayik, Malik Mane, i jep lamtumirën para kohe kurbinasve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!