Bylis përgënjeshtron, ne jemi “fair-play”…

Sot në media, rrjetet sociale apo edhe portale, kanë qarkulluar lajme sikur klubi i Bylisit ka nisur merkaton, duke synuar joshjen e futbollistëve të klubit të Luftëtarit të Gjirokastrës.

Kjo i ka bërë drejtuesit e klubit  mallakastriot, të cilët para pak ditësh fituan edhe titullin e kampionit të Kategorisë së Parë dhe edicionin e ardhshëm pjesë të Superiores, të reagojnë.  

“Përgënjeshtrim!

Nuk ka asnjë të vërtetë që skuadra jonë të jetë në bisedime me lojtarë të Luftetarit, të cilët janë pjesë e një ekipi aktualisht në kontratë! Ne jemi klub korrekt dhe respektojmë “Fair-Play” në çdo aspekt!

Nuk bëhet fjalë që të kemi negociata me portierin Ruci apo të tjerë lojtarë!

Lajmi i vetëm është që kemi zyrtarizuar dhe rinovuar për 3 sezone me nigerianin dhe një nga lojtarët më të mirë, Beji Antoni!”, – shkruhet në deklaratën e klubit ballshiot të Bylisit, botuar në faqen e tij në “facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!