Gjimshiti operohet me sukses, nisin urimet

Berat Gjimshiti ishte mungesa e madhe e Kombëtares së përzgjedhur nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-s, ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë më 11 qershor në “Elbasan Arena”.

Mbrojtësi shtatlartë, që ka bërë një sezon të shkëlqyer në radhët e Atalantës, prej kohësh ka qenë i dëmtuar dhe ka luajtur duke sakrifikuar për bergamaskët, që kanë arritur rezultate historike në Serinë A.

Ndaj dhe përfshirja e tij në radhët e Kombëtares për ndeshjet e qershorit, ishte e pamundur për Gjimshitin, i cili ishte i detyruar t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila ka rezultuar e suksesshme.

Lajmin e bën të ditur vetë Berat Gjimshiti, nëpërmjet një postimi në Instagram, fill pas operimit në një klinikë në Bergamo ku është kryer ndërhyrja kirurgjikale. Sakaq, kanë nisur edhe urimet e para, për ta parë Gjimshitin sa më shpejt në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!