Reja nis të përgatisë “kurthet” për Islandën

Kombëtarja në ditën e dytë të “diktatit” të Edi Rejas. Trajneri italian nis të përgatisë skemat e ndeshjes. Në ekip është kthyer qetësia dhe harmonia e munguar

Futbollistët e Kombëtares, Armando Sadiku dhe Ardjan Ismajli, kanë dalë në konferencë për shtyp, në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese të EURO 2020, në 8 qershor ndaj Islandës në transfertë dhe 11 qershor, në “Elbasan Arena”, kundër Moldavisë.

Sulmuesi Armando Sadiku në fjalën e tij u shpreh: “Trajneri ka punuar në stërvitje skemën që duhet praktikuar ndaj Islandës, 3-5-2. Ishte stërvitje intensive. Duket që i pëlqen të qëndrojë në fushë dhe t’i japë këshilla çdo futbollisti në çdo rol dhe i pëlqejnë edhe opinionet tona.

Kjo është pozitive për ne. Fatmirësisht kemi shumë kohë deri ditën e ndeshjes së parë me Islandën. Gjithësecili duhet ta përgatisë veten deri ditën e ndeshjes. Kjo është pozitive.

Sa i përket titullar, dje ishte dita e parë, sot e dyta. Akoma nuk e di, trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij. Gjithmonë jam munduar të jap më të mirën: si në klub, ashtu edhe në kombëtare. Siç shënova në Andorra, edhe pse nuk isha në formën optimale. Luajta dhe shënova. Gjithmonë përpiqem të shënoj. Dua të jem deçiziv siç kam qenë edhe më përpara”. 

Islanda? “Ekip që luan mirë në lojën në ajër. Vetë rezultatet flasin: ka shkuar në Europian dhe Botëror. Kanë eksperiencë tashmë. Njëherë kam luajtur ndaj tyre. Duhet të harrojmë ato dy ndeshje që kemi luajtur ndaj tyre, duhet të fokusohemi te kjo. Atmosfera është ndryshe dhe e mirë, ndaj duhet të përgatitemi”. 

Trajneri ri? “Gjëja që më pëlqeu më shumë te trajneri ka të bëjë me komunikimim. Ai ka bërë që çdo futbollist të ndihet i rëndësishëm. Kur ai të vjen dhe të flet, duke të dhënë besim, të bën të mendosh se do të luash. Ai po mundohet të mbajë grupin të motivuar në 100%. Mundohet t’i japë idetë e skemës së tij 3-5-2. Duhet ta praktikojmë mirë dhe ndaj Islandës duhet të marrim pikët maksimale.”

Ndërsa mbrojtësi Ardjan Ismajli ka theksuar: “Paraqitjet e mira të miat vinë dhe me ndihmën e shokëve. Nuk e di nëse ka nevojë për ndryshim kjo skuadër, duhet të kemi harmoni dhe do të kemi sukses.

Islanda? E njoh shumë mirë futbollin dhe e kam detyrim të shoh lojtarët kundërshtarë. Islanda nuk është siç ka qenë dhe ne kemi shpresat tona për të marrë pikë. Për mua nuk ka problem mund të luaj dhe me tre mbrojtësa.

Kualifikimi? Unë besoj se nëse marrin tre pikë me Islandën ka shumë gjasa të kualifikohemi. Mund të mundim dhe Moldavinë dhe kemi gjasa për kualifikim. Do të shkojmë për fitore aty”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!