“Tri luanët”, në versionin Nations League…

Edhe pse nuk i ka ende të gjithë në dispozicion, për shkak të angazhimit të tyre në finalet e Championsit dhe Europa League, trajneri Garet Sauthgejt ka zyrtarizuar futbollistët që do të veshin fanelën e “Tri luanëve” për finalet e Nations Leagua, ndeshje që do të nisin javën e ardhshme në Guimaresh të Portugalisë.

Takimin e parë Anglia do ta zhvillojë më 6 qershor, ku përballë do të ketë “portokallinjtë” e Holandës, ndërkohë që çifti tjetër Portugali-Zvicër do të ndeshjen një ditë më pare. Skuadrat fituese, më 9 qershor, do të përballen për fitimin e trofeut të “Nations League”.

Ja dhe të përzgjedhurit e trajnerit Sauthgejt:

Portierë: Jack Butland (Stoke City), Tom Heaton (Burnley), Jordan Pickford (Everton);

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Ben Chilwell (Leicester City), Joe Gomez (Liverpool), Michael Keane (Everton), Harry Maguire (Leicester City), Danny Rose (Tottenham), John Stones (Manchester City), Kyle Walker (Manchester City);

Mesfushorë: Dele Alli (Tottenham), Ross Barkley (Chelsea), Fabian Delph (Manchester City), Eric Dier (Tottenham), Jordan Henderson (Liverpool), Jesse Lingard (Manchester United), Declan Rice (West Ham);

Sulmuesë: Harry Kane (Tottenham), Marcus Rashford (Manchester United), Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Raheem Sterling (Manchester City), Callum Wilson (AFC Bournemouth).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!