Nejmar nuk është më kapiteni i Brazilit

Trajneri Tite ndëshkon yllin. Shiriti i kapiteni i jepet mbrojtësit 36-vjeçar, Dani Alvesh.

Incidenti në finalen e Kupës së Francës ndaj Renes, i ka kushtuar jo pak yllit brazilian të Paris SG. Përpos ndëshkimit disiplinor dhe administrative nga klubi dhe federate franceze, Nejmar tani ndëshkohet edhe nga trajneri i kombëtares së Brazilit.

Tite, në prag të Kupën së Amerikës Latine, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 7 korrik në vendin e sambas, ka vendosur që kapiten i Brazilit të mos jetë Nejmar, për shkak të incidetit të shkaktuar në Francë.

Shiritin e kapitenit në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm, do ta mbajë shoku i tij i skuadrës së luan me PSG, mbrojtësi 36-vjeçar Dani Alvesh. Këtë lajm e bën të ditur vetë Federata Braziliane e Futbollit, e cila shton, se “Vendimi i është shpjeguar Nejmarit nga vetë trajneri Tite,”- thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!