Bullgaria, nën “tutelën” e Ludogorets-it…

Me javën e 36-të ka përfunduar edhe kampionati bullgar i futbollit. Për të tetën herë radhazi, skuadra e Ludogorets ka merituar titullin e kampiones së këtij vendi ballkanik.

Ky sukses erdhi pas fitores 4-1 të ndeshjes ndaj Çerno Mores, çka bëri që Ludogerets të ngjitet në kuotën e 79 pikëve. Fitorja 1-0 e CSKA të Sofjes ndaj Botev të Plovdivit nuk pati më vlerë për skuadrën kryeqytetase, ajo u rendit e dyta me një pikë më pak.

Futbolli bullgar, në këtë dekadën e fundit, është vënë nën “tutelën” e këtij emëri i ri në historinë e futbollit të këtij vendi ballkanik. Ludogorets është klubi i tretë më i titulluar në Bullgari pas dy skuadrave kryeqytetase, CSKA-së dhe Levskit të Sofjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!