Rudi Garcia “braktis” Marsejën…

Ndeshja e nesërme ndaj Montpelie, që mbyll edhe kampionatin e Ligës së Parë në Francë, do të jetë e fundit për trajnerin Rudi Garcia në krye të pankinën së Olimpikut të Marsejës. Këtë e deklaroi vetë trajneri gjatë një konference për shtyp, së bashku me presidentin marsejez Zhak-Henri Ejraud.

“Kam vendosur të largohem nga Olimpiku i Marsejës, – ka deklaruar trajneri 55-vjeçar, – çka është pranuar edhe nga presidenti i klubit”. Ndërkohë, Ejraud shtoi: “Unë kam respekt të madh për Rudin. Ai gjithmonë do të mbetet trajneri, i cili çoi Olimpikun e Marsejës në finalen e Europa League”.

Trajneri francez Rudi Garcia kishte ardhur në Marsejë në tetor 2016 dhe kishte një kontratë me klubin e Olimpikut deri më 30 qershor 2021.

Garcia njihet edhe si ish-trajner i Romës, të cilën e drejtoi për tri sezone (2013-2016), ndërkohë që ka trajnuar edhe Dixhonin dhe Lilën në kampionatin francez.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!