Formula 1 “pushton” Montekarlon…

Të shtunën, në orën 14:00, garat për “pole-position”. Të dielën, në orën 15:10, starton gara…

Këtë fundjavë do të zhvillohet Çmimi i Madh i Montekarlos, e gjashta për botërorin e Formula 1. Ky është edicioni i 77-të që garat e Formula 1 zhvillohen në pistën e kësaj pricinpate të luksit dhe jetesës ekstravagande që të ofron.

Skuderinë  kanë nisur nga testimet e para dhe “shigjetat e argjendta” të Mercedesit vazhdojnë të ndiqen nga “kokëkuqet” e Ferrarit, që akoma nuk po gjejnë vetveten për të konkurruar në nivelin e ambicieve të tyre.

Të shtunën, duke nisur nga ora 14:00, do të zhvillohen garat për “pole-position”, të cilat janë mjaft të rëndësishme, pasi duke patur parasysh rrugët, do të ndikojnë mjaft edhe në renditjen përfundimtare të garës.

Të dielën, në orën 15:10, do të fiken dritat e kuqe të semaforëve dhe do të startojë gara për Çmimin e Madh të Montekarlos, e gjashta në botërorin e Formula 1, që kryesohet nga Ljuis Hamilton si pilot dhe Mercedesi për konstruktorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!