Mesfushori Rakitiç vë pikat mbi “i”…

Kohët e fundit për mesfushorin Ivan Rakitiç që luan me Barcelonën, kohët e fundit është përfolur shumë mundësia për kalimin e tij në radhët e skuadrës italiane të Interit.

Madje, një gjë e tillë konsiderohej si gjë e kryer. Por kundër zëra ka dalë vetë kroati. Ai ka sqaruar gjithçka rreth këtij problemi, duke vënë pikat mbi “i” për të ardhmen e tij.

Në gazetën spanjolle “Mundo Deportivo”, Rakitiç është shprehur: “Nuk e di nga ku vijnë këto lajme, jam krenar për interesimin e Interit, i cili është një klub shumë i rëndësishëm dhe ku luajnë shokët e kombëtares sime, por jam mirë te Barcelona dhe jam shumë i lumtur. Nuk kam mendime të tjera”, – ka deklaruar kroati, duke dashur të mbyllë thashethemet e merkatos, për një largim të mundshëm të tij nga klubi katalan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!