Kros rinovon, deri në 2023 me Realin…

Revolucioni i premtuar nga Zidane, duket ka nisur nga mesfusha te Real Madridi. Numri 8 i madrilenëve, gjermani Toni Kros, ka rinovuar kontratën me klubin “merenges”.

Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i Madridit, i cili përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar lajmin, se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Kros për zgjatjen e kontratës deri në fund të vitit 2023.

Pas këtij lajmi, kuptohet se zërat për një largim të mundshëm të gjermanit nga radhët e madrilenëve, do të shuhen.

Toni Kros është bashkuar me Real Madrid në sezonin 2014-2015, duke u shndërruar një pike kyçe për skuadrën “mbretërore” të merengësve.

Ai ka punuar si me Ançelotin, ashtu edhe me Zidanen, duke fituar edhe 3 kupa të Champions League në radhët e Real Madridit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!