E thënë e bërë, Fenomeni dhe Valladolidi në Ibiza

Ronaldo Nazario Da Lima, është një fenomen edhe si president i Valladolid. Braziliani kishte deklaruar se do t’i dhuronte skuadres disa ditë pushim nëse do të qëndronte në La Liga.

Fakti që Valladolid ia doli të qëndrojë mes skuadrave elitare, ka bërë që Fenomeni ta mbajë fjalën dhe skuadra e Valladolid, i është drejtuar Ibizës dhe Formenterës për t’u relaksuar.

Në fakt ekipi i Ronaldos u “ndihmua” dhe nga tri humbjet radhazi të Xhironës katalanase, e cila zbriti në Secunda Division. Me 41 pikë dhe premtinin e realizuar, lojtarët vjollcë spanjollë, kanë nxituar të postojnë foto në rrjetet sociale nga ky event relaksues. E thënë e bërë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!