Mesi, ai që “ecën” me “Këpucë të Arta”…

Epitetet kanë mbaruar për Lionel Mesin. “Pleshtin” argjentinas e kanë cilësuar “Alien”. E ka merituar. E kanë quajtur “Jashtëtokësor”, me magjinë që ka shfaqur në fushën e blertë. Nuk kanë gabuar. Thënë në mënyrë të përmbledhur, brezi i sotëm është me fat që shikon lojtar si Lionel Mesi. Eshtë thjesht i paarritshëm…

Me përfundimin e kampionatit francez, sulmuesi i Barcelonës, argjentinasi Lionel Mesi fitoi një tjetër “Këpucë të Artë”, e treta radhazi në futbollin europian, duke vendosur një tjetër rekord kontinental. Ndërkohë që ky trofe simbolik, është “Këpuca” e gjashtë në vitrinën e CV-së së “Pleshtit”, tjetër rekord në historinë e futbollit botëror.

Ylli i ri i talentuar i Paris  SG, francezi Kilian Mbape shënoi vetëm një herë ndaj Rejms dhe mbeti në kuotën e 33 golave, ndërkohë që Lionel Mesi, në radhët e Barcelonës, vetëm në kampionatin spanjol (La Liga) kishte shënuar 36 gola, çka e bëjnë argjentinasin fitues të “Këpucës së Artë” edhe për këtë sezon në futbollin europian.

Në historinë e këtij trofeu, vetëm Ali Mekkoist i Rejnxhersit, Tieri Henri i Arsenalit dhe Kristiano Ronaldo kur luante te Real Madridi, kanë mundur ta fitojnë nga dy sezone radhazi “Këpucën e Artë”, që personifikon golashënuesin më të mirë të Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!