Navas, lamtumirë Real Madrid…

Reali i Madridit, përcjell si humbës Keylor Navas në ditën e lamtumirës nga “Bernabeu”, teksa “merengët” u mundën në shtëpi nga Betis Sevilje 0-2. Kostarikani, kërkoi nga lojtarët në start të takimit, të qëndrojnë të përqafuar, teksa “Santiago Bernabeu”, i dha duartrokitje të gjata, shoqëruar me ovacione të jashtëzakonshme.

Navas, i lakuar së fundmi për një kalim te Porto, teksa Kasijas mbylli për arsye shëndetësore, fitoi gjithçka me Real Madridin. 3 tituj Championsi radhazi, e bëjnë 32-vjeçarin, protagonist dhe rekordmen në këtë disiplinë.

Një portier fantastik për më tepër një person me zemër të madhe“. Kjo ka qenë deviza përcjellëse e ditës së sotme për futbollistin nga Kosta Rika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!