Mesi, edhe “Këpuca e Artë” e La Ligës…

La Liga spanjole përfundoi. Pasditen e sotme u luajtën dy takimet e fundit të javës së 38-të, ku rezultati nuk kishte ndonjë rëndësi. Reali u mund 2-0 në “Bernabeu” nga Betis, ndërsa më vonë Barcelona barazoi 2-2 në transfertë ndaj Eibar.

Ajo që veçohet në këtë takim ishte dopieda e Mesit në minutat 31’, 32’, që e ngjitën “Pleshtin” në kuotën e 36 golave të shënuar në 34 ndeshje, që ka zhvilluar në La Liga për “blaugranët”.

Nëse më herët, argjentinasi kishte fituar titullin e 26-të kampion me Barcelonës, sot ai siguroi edhe “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i futbollit spanjoll për këtë sezon. Pas Mesit, vjen francezi Benzema, që ka shënuar 21 gola për Real Madridin.

Pas Barcelonës, të drejtën për në Champions, e kanë fituar edhe Atletiko Madrid, Real Madrid, Valencia dhe Getafe. Sevija që renditet e 6-ta do të luajë në Europa League. Ndërsa Xhirona, Hueska dhe Rajo Valekano, janë tri skuadrat që do të zbresin nga La Liga një kategori më poshtë.

E vetmja enigmë në futbollin spanjoll është fituesja e Kupës së Mbretit. Do të jetë finalja Barcelona-Valencia që do të zhvillohet më 25 maj, në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevija, ajo që do të përcaktojë edhe fituesen e këtij trofeu të fundit në Spanjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!