Shpëton Ernesto Valverde, edhe një vit!…

Ai, Ernesto Valverde, do të vazhdojë të jetë trajneri i skuadrës “blaugrana” të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Konfirmimin e tij në krye të stoli katalanas, e bëri vetë Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës.

“Është trajneri që duam. Ka një kontratë me ne dhe jemi shumë të kënaqur me punën e tij. Ky është një projekt në terma afat-mesëm dhe afat-gjatë, ndaj planifikimi i sezonit të ardhshëm ka filluar prej disa kohësh. Kemi marrë disa futbollistë dhe pas finales së Kupës së Mbretit, do të zbulojmë më shumë detaje nga planet tona për merkaton”, – ka deklaruar sot Bartomeu, numri një i klubit katalanas.

Ernesto Valverde, që nga vera e vitit 2017, është në krye të Barcelonës. Në këtë hark kohor, ai ka fituar dy tituj kampionë të Spanjës radhazi, ndërkohë që është eliminuar dy herë turpshëm nga Championas League, ndonëse Barcelona konsiderohet favorite për trofeun europian.

Sezonin e shkuar u eliminua në çerekfinale nga Roma, pasi kishte fituar 4-1 në “Kamp Nou”, ndërsa këtë sezon u eliminua nga Liverpuli në gjysmëfinale, në një kohë që kishte fituar në takimin e pare 3-0 po në “Kamp Nou”.

Sfida e radhës për Barcelonën e teknikut Valderde, do jetë finalja e Kupës së Mbretit, Barcelona-Valencia, takim që do të zhvillohet në 25 maj, në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!