Feronikeli, kampion në Kosovë…

Feronikeli-Prishtina 1-0 (Hoxha 73′) Një perlë e Ylli Hoxhës, garanton titullin kampion të skuadrës nga Drenasi. Skuadra e Josës, për të dytin vit radhazi dështon në fund…

Ferronikeli kampion i IPKO të Superligës së Kosovës. Me Zekirija Ramadanin dhe Mirel Josën në pankinat respektive, dhe me futbollistë si Armend Dallku e Mario Morina te Prishtina, por dhe me një super Ylli Hoxha, autor i supergolit të vetëm të triumfit të “jeshilëve” në duelin vendimtar dhe Artur Maganit në radhët e kampionëve të rinj, finalja e sotme ishte e gjitha për t’u ndjekur.

Me dy pikë më shumë në tabelë, të zotëve të shtëpisë iu mjaftonte barazimi për t’u korurëzuar kampionë të “stinorit”, por në fraksionin e dytë, Feronikeli arriti të luajë më mirë dhe në fund të shënojë atë gol me aromë titulli nga ish-lojtari i Kukësit dhe Flamurtarit të Vlorës, Ylli Hoxha.  Ngjau në të 73′ minutë për të dërguar Drenasit në qiell të shtatë.

Entuziazmi ishte i madh dhe skuadra kampione në sy të presidentit të Republikës së Kosovës z Hashim Thaçi, meritoi titullin kampion për herë të tretë në histori. Në këtë mënyrë ish-skuadra e trajnerit Sulejman Starova, vendos diktatin në IPKO, duke lëshuar mesazhe të qarta se ka ndërmend të bëjë mirë dhe në turet e kupave të Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!