“Digjet” Amsterdami, 100 mijë në festë…

Kishte kohë që Amsterdami nuk përjetonte një festë të tillë. Tifozët e Ajaksit mbushën sheshin kryesor të qytetit, për të nderuar idhujt e tyre të futbollit, të cilët pas katër vitesh merituan titullin kampion të Holandës, i 34-ti në historinë e këtij klubi legjendë në vendin flamand..

Imagjinoni, 100 mijë tifozë të Ajaksit, të veshur që të gjithë me fanelën karakteristike të klubit të “harkëtarëve”, që gëzonin dhe festonin me këtë brez të artë futbollistësh të trajnerit Erik ten Hag, të cilët pas 17 vitesh dubluan trofetë, fituan edhe titullin kampion, por edhe Kupën e Holandës.

Ndërkohë, që për pak sekonda në gjysmëfinalen ndaj Totenhem, nuk mundën ta bënin ëndrrën realitet, të kualifikoheshin edhe në finalen e madhe të Champions League. Rrugëtim fantastik…

Festa vazhdoi gjatë, Amsterdami përjetoi një festë të çmendur në sajë të Ajaksit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!