Benfika në prag “kurorë…”

Benfika e talentit Zhoao Feliks, Aleks Grimaldos me shokë, janë gati për të hapur shampanjën. Nesër në Lisbonë, “shqiponjat” kanë aktin e fundit për të kaluar, ndërsa duket se këtë radhë e kanë lënë pas Porton e”dragonjve”. Do të presë Santa Klarën dhe Lisbona, pritet të pushtohet nga mijera mbështetës. Dy pikë mbi rivalin e përjetshëm iu japin qetësi kyesuesëve pas 33 javëve për t’u shpallur kampionë të Portugalisë pikërisht nesër.

Nga ana tjetër, Porto nuk do ta ketë aspak të lehtë me “lisbonasen” tjetër Sporting. Edhe pse ish-kundërshtari i Skënderbeut të Korçës, ka kohë që është pozicionuar i treti, duelet me Benfiken dhe Porton, janë përshkuar shpesh nga emocione e rivalitet i jashtëzakonshëm. Gjithsesi, ekipi i 43-vjeçarit Bruno Lage, e ka vetë në dorë “shampanjen”. Ndeshja Benfika-Santa Klara, nis në orën 19:30. “Estadio da Luz” gati…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!