Kupa e Amerikes, Brazili liston të tijtë…

Brazili shpall listën e futbollistëve me të cilët do të startojë Kupën e Amerikës, qe zhvillohet pikërisht në Brazil. Trajneri i “vedhëartëve” Tite, i ka idetë e qarta lidhur me turneun që staron me skuadrën e tij ndaj Bolivisë më 14 qershor në San Paolo.
Dyshimi i vetëm i trajnerit të vëndit të “sambas” qëndron në faktin nëse Nejmar do të mbajë shiritin e kapitenit apo jo. Pas goditjes së një tifozi në Francë, numri 10 i 5 herë kampionëve të botës, rrezikon të jëtë shiritmbajtësi i Brazilit.
Tite ka thënë, se do marrë kohë dhe do vëndosë pasi të flasë me yllin brazilian të PSG-së. Nuk është ftuar Vinicius i Real Madrid…
Portierë: Alisson (Liverpool), Cassio (Corinthians), Ederson (Manchester City).
Mbrojtës: Miranda (Inter), Alex Sandro (Juventus), Dani Alves (Psg), Marquinhos (Psg), Thiago (Silva (Psg), Militao (Porto), Fagner (Corinthians), Filipe Luís (Atlético Madrid).
Mesfushorë: Allan (Napoli), Lucas Paquetá (Milan); Arthur (Barcellona), Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Manchester City), Coutinho (Barcellona).
Sulmues: David Neres (Ajax), Everton (Gremio), Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Manchester City), Neymar (Psg), Richarlison (Everton).