Siti akuzohet fajtor, UEFA pret vendimin…

Kanë përfunduar hetimet, dosja me shkeljet financiare te Dhoma Gjykuese. UEFA në pritje të vendimit për t’u shprehur. Klubi i Sitit ankohet për gjykim tendencioz.

Dosja ndaj Mançester Sitin për shkelje të rregullores së fair-play financiar është gati. Hetuesi i çështjes ka gjykuar se klubi kampion i Premier League është fajtor, duke e kaluar çështjen te Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), që do të vendosë në lidhje me dënimin e mundshëm të klubit anglez.

Një deklaratë e UEFA-s lëshuar sot, thotë:“Kryehetuesi i Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), pas konsultimit me anëtarët e tjerë të dhomës së pavarur hetuese në CFCB, ka vendosur sot ta raportojë Mançester Sitin te Dhoma Gjykuese e CFCB, për shkak se hetimi ka përfunduar”. Megjithatë UEFA shton se, – nuk do të lëshojë komente të tjera në lidhje me këtë çështje, derisa një vendim përfundimtar të publikohet nga Dhoma Gjykuese e CFCB”.

Reagimi i Mançester Sitit

“Mançester Sitit është i zhgënjyer, por jo i befasuar nga njoftimi i shefit të hetimit të CFCB. Klubi ka besim në një evolucion pozitiv të çështjes, kur ai gjykohet nga një gjyqësor i pavarur. Akuzat për parregullsi financiare janë krejtësisht të rreme, – lexohet në deklaratën e klubit që vazhdon, – Dhoma e Arbitrazhit nuk ka marrë parasysh shumë prova të ofruara nga Mançester Siti. Vendimi përmban gabime, interpretime të gabuara, duke krijuar konfuzion në një gjykim thelbësisht të gabuar, të pakënaqshëm, të kufizuar dhe armiqësor kundër klubit tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!