Loris drejt Paris SG?

Portieri francez i Totenhemit, Hugo Loris, përfundon në orbitën e Paris SG-së. Sipas “Le Parisien”, Loris dëshiron të kthehet në Francë me destinacion PSG-në.

Ndërkaq, klubi i madh i kryeqytetit francez, gjithnjë sipas burimit të cituar, pritet t’i ofrojë kapitenit të formacionit të Poçetinos, të njëjtën pagë, sikurse 32-vjeçari nga Nica, merr në Londër.

Me Bufon 41 vjeç, edhe parizienët janë  gati të bëjnë tratativen me portierin e kombëtares së tyre. Gjithsesi, mbetet për t’u parë lëvizja e klubit “pasanik” dhe vetë futbollistit kampion bote me Francën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!