Navas ndjek Kasijas… te Porto

Ekipi portugez Porto, në “hall” për portier, gjen shpëtimin sërish në Madrid. Problemet shëntedësore të Iker Kasijas në largim, i kanë detyruar krerët e Portos, të hidhen në sulm për një tjetër portier të përmasave të pjacës së lartë. Dhe përgjigja sërish duket se vjen nga Reali i Madridit. Keylor Navas, pas situatës jo të mirë që po kalon me “galaktikët”, shihet gjithnjë e më larg.

Madje vetë kreu i klubit Florentino Perez, ka deklaruar se portieri nga Kosta Rika, nuk është preferencë e parë për të ardhmen. Në fakt pala e interesuar, shton se ka patur kontakte me Navas dhe se me 80%, ai do të pasojë sezonin e ardhshëm pikërisht Kasijas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!