“Finalja” e Kosovës, 5 euro një biletë!

Të dielën, në orën 16:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, do të luhet Feronikeli-Prishtina, një takim, ku do të përcaktohet edhe kampionia e Kosovës.

Këtë fundjavë luhen ndeshjet e javës së 33-të, e fundit për IPKO Superligën e Kosovës. Të dielën e 19 majit, në orën 16:00, skuadra e Feronikeli do të presë Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit. Do të jetë më shumë se një ndeshje, do të jetë thuajse një finale, pasi në të do të përcaktohet edhe skuadra kampione e Kosovës.

Skuadra e Feronikelit, që drejtohet nga Zekirja Ramadani, kryeson tabelën e renditjes së Superligës me 77 pikë, e ndjekur nga kryeqytetasit e Prishtinës së Mirel Josës, me 2 pikë më pak, por me besimin se do t’ia arrijnë të shpallen kampionë.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, drejtuesit e skuadrës së Feronikelit kanë vendosur që çmimi i një bilete në “Rexhep Rexhepi” për këtë takim, të jetë 5 euro, duke rritur çmimin më shumë se sa 100% nga vlera e biletave në ndeshjet e tjera, raporton “Olle”. Madje, çdo tifoz nuk mundet të blejë më tepër se sa dy bileta. Kjo, me justifikimin e interesit të madh për këtë takim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!