Ajaksi kurorëzohet, 34 tituj të Holandës!

Pas katër vendeve të dyta radhazi, Ajaksi i Amsterdamit këtë sezon i dubloi sukseset. Pasi kishin “pronësuar” më herët kupën e Holandës, “harkëtarët” fituan edhe titullin kampion në Eredivisie, për herë të 34-t në historinë e tyre, një rekord absolut ky në Holandë.

Edhe pse titullin thuajse e kishin siguruar një javë më parë, skuadra e Ten Hagut bëri detyrën në transfertën ndaj De Grafshap, duke fituar 4-1 në javën e fundit të kampionatit. Ajaksi arriti 28 fitore në 34 javë, duke grumbulluar 86 pikë, tre më tepër se sa PSV Eindhoven i Van Bomelit, që i ndiqte nga pas.

Por shkëlqimi i Ajaksit, duket këtu përfundon. Nga grupi i “harkëtarëve” të Amsterdamit, pas mesfushorit De Jong, priten të largohen edhe futbollistë të tjerë si De Ligt, Van de Bek, Neres, Zijesh apo argjentinasi Tagliafiko, emra të lakuar në këtë fund sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!