Lufta vazhdon, “kokë më kokë” për titullin…

Gjithçka mbetet e hapur për titullin. Fitojnë Prishtina dhe Feronikeli, ndërsa Flamurtari largohet me 3 pikë të plota nga Gjilani

Janë luajtur katër takime në kuadër të javës së 32-të të IPKO Superligës së Kosovës. Enigma e titullit kampion vazhdon në duelin “kokë më kokë” midis Feronikelit dhe Prishtinës, ku diferenca midis tyre është vetëm 2 pikë dhe në javën e ardhshme, përballja midis tyre në Drenas, do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të Kosovës.

Feronikeli, edhe pse në tranfertë, ka arritur ta mposhtë 3-1 skuadrën e Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Pa probleme edhe Prishtina ka mundur 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Trepçës ’89. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Në Gjilan, skuadra tjetër kryeqytetase, Flamurtari mori një 3-pikësh të çmuar ndaj skuadrës vendase të Dritës. “Kuqezinjtë” e Prishtinës fituan me përmbysje 2-1. Ndeshja e vetme pa fitues, ishte ajo midis Drenicës dhe Ballkanit, ku u fiksua barazimi 1-1.

Nesër do të luhet: KEK-u-Ferizaj dhe Gjilani-Liria e Prizrenit që do të mbyllin edhe javën e 32-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!