Nuk ka kohë, Ksavi vesh tutat e trajnerit…

Në fakt, ai prej kohësh ka qenë trajner. Ndryshimi qëndron, vetëm se nga fusha, tani do ta drejtojë ekipin nga pankina.

Bëhet fjalë për mesfushorin e famshëm Ksavi Hernandez, kampionin e botës, ish-yllin e Barcelonës, i cili pasi ka fituar titullin kampion me skuadrën Al Sad, i ka dhënë fund futbollit të luajtur për t’iu kushtuar trajningut.

Drejtuesit e klubit arab, të cilët e njohin mjaft mirë spanjolin, pasi ai me ta ka luajtur pese sezone, e kanë kapur rastin fluturimthi. Arabet do të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Hezualdo Ferreira, për t’ia besuar këtë detyrë ish-mesfushorit të tyre, Ksavi Hernandez.

Marrëveshja mes klubit dhe Ksavit akoma nuk është zyrtarizuar, por sipas “Mundo Deportivo”, kjo do të ndodhë në ditët në vijim. Për 39-vjeçarin, më herët nuk kanë munguar as spekullimet për stolin e Barcelonës, megjithatë aventura e tij e parë si trajner do të jetë ekipi Al Sad nga Katari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!