Rrëfehet Nikaj, trajneri i lindur për sfida…

Shkodrani, në pak vite, ngjit tri skuadra në elitë. Samuel Nikaj dhe Vushtrria e tij, e shohin vetën në IPKO.

Më mirë “i pari në fshat, se i fundit në qytet”. Kështu shprehet në deklaratën e dhënë për  Sportiim.al, trajneri kampion i Vushtrrisë, shkodrani Samuel Nikaj. Shigjetimi? Herët për ta thënë… Gjithsesi, këtë edicion në krye të ekipit të Vushtrrisë, tekniku që ka bërë histori duke ngjitur në Superligë apo Superiore tri ekipe të ndryshme, ia doli që dy javë nga fundi, të bëjë realitet ëndrren e skuadres kosovare. Vushtrria, matematikisht i bashkohet  IPKO të Superligës së Kosovës.

 Suksesi

“Jam shumë i lumtur për suksesin. Garë e forte, emocione dhe në fund gëzim. Në fillim kur pranova sfidën, e dija se do të ishte e vështirë. Besa dhe Vllaznimi, konideroheshin rivalët tanë të denjë dhe fakti se ata drejtoheshin nga teknikë të zotë, si Ismet Munishi dhe Gani Sejdiu, e bënte më domethenës betejën e Ligës së parë. Me moton “Respekt për çdo kundershtar, por jo frikë nga askush”, nisëm hapat tanë drejt misionit vëndimtar. Marrëdhënia Kryesi-Staf- Futbollistë, rezulton të jetë faktor i madh në këtë sukses të skuadrës”.

Sfidat?

Personalisht më pelqejnë misionet me nivel të lartë vështirësie. Kujtoj këtu Flamurtarin e Prishtinës, të cilin e mora si trajner në javën e 7-të. Kishte mbledhur vetëm 8 pikë, por falë këmbënguljes dhe punes intensive me djemtë, arritëm të ngjiteshim në IPKO. Edhe Kastriotin e Krujes e kam gjetur në gjëndje mjerane. Ishte duke rënë në të dyten, ndërsa stafi i tyre më besoi grupin dhe atë edicion, të gjithë së bashku ia dolëm ta ngjsim në Superiore”.

Oferta ?

“Kam pasur disa.  Në janar nga ekipe që ishin në Superiore në Shqipëri, por dhe nga Superliga e Kosovës. I kam refuzuar. Pa thënë emra, shtoj se ishin skuadra që luftonin asokohe për mbijetesë. Këtë edicion, uroj që të kem një ofertë më serioze. Jam teknik që e dua punën. Edhe pse nuk bëj dot pa sfidat,”- tha sot tekniku i njohur Samuel Nikaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!