Hamilton, i kthen buzëqeshjen një fëmije…

Big surprizë për Herri Shëu në luftën kundër kancerit. Piloti i dhuron një kopje të Mercedesit në F1, si dhe trofeun e fituar në Montmelo

Një gjest i vogël për t’i dhënë një buzëqeshje një fëmije që lufton për jetën: Ljuis Hamilton dha një kopje të makinës Mercedes në F1, si dhe trofeun që fitoi në Spanjë për 5-vjeçarin Herri Shëun që vuante nga kanceri.

Para garës tifozi i vogël i kishte dërguar një mesazh pilotit britanik, i cili, pas suksesit në Montmelo, ka deklaruar: “Herri ishte një frymëzim për mua”.

Mercedesi dhe kampioni i botës Ljuis Hamilton, dërguan një makinë W10 te shtëpia e Shëut, si dhe i dhanë Herrit, trofeun dhe dhurata të tjera.

Babai i Herri, Xhejms Shëu, komentoi: “Ju nuk mund ta kuptoni se çfarë përfaqëson ky gjest për djalin tim. Tani ai beson se Ljuis është miku i tij më i mirë, dhe për një fëmijë, e gjithë kjo është fantastike. Në një moment të tmerrshëm si ky, ne kemi arsye për të buzëqeshur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!