Kalaja, mungesa e madhe e krutanëve?

Nuk ndryshon strategjia. Klubi Kastrioti, përpara super sifides me bardheblutë, ka vendosur që sërish të aplikojë heshtje shtypi. Qëllimi – lojtarët të jenë të fokusuar vetëm te ndeshja.

Ndërkaq, rikthehet Husein që mungoi ndaj vlonjatëve për kartonë, ndërsa portieri Çekrezi është parë të stërvitet. Gardiani mungoi ndaj Flamurtarit për shkak të një dëmtimi në shpatull. Me kondicionin në përmirësim, futbollisti ekstrem i krutanëve me shumë mundësi do jetë titullar.

Por problemi më i madh për trajnerin Devolli, mbetet situata me shkodranin Arlind Kalaja. Mesfushori i dalluar, ka tri ditë që nuk ka dalë në stërvitje. Në klub e konsiderojnë situatë të ndërlikuar shëndetësore, ndërkohë që afrimi i ndeshjës, lejon të mendohet se Kalaja, mund të mos jetë në dispozicion për këtë sfidë aq jetike për fatet e krutanëve.

Ndërkaq, skuadra nën drejtimin e stafit teknik ka vijuar punën rregullisht në terrenin stërvitor. Për vetë rëndësinë e ndeshjes në transfertë me Tiranën, edhe drejtus të klubit, janë parë pranë skuadrës. Krutanët të mobilizuar në provën e së vërtetës sezonale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!