Tirana kërkon gjyqtarë të huaj…

Klubi i Tiranës, për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë që do luajë këtë javë me Kastriotin, duket se ka nisur të mendojë deri në detaje. Humbja në derbi, teksa Partizani e la me zero pikë, i ka bërë krerët bardheblu, që për këtë takim deçiziv, të shohin versionin e gjyqtarëve të huaj.

Prej javësh, kryeqytetasit edhe pse herë-herë, krijojnë idenë se janë tjetërsuar për mirë, nuk po bëjnë fort përpara. Dy pikë larg rivalëve për mbijetesë, Tirana finaliste e Kupës, me një kalendar ferri deri në fund, rrezikon jo pak Superioren.

Sakaq, sot drejtuesit e 24 herë kampionëve në Superiore, mësohet se i kanë dërguar një shkresë zyrtare Sektorit të Garave në FSHF për një treshe gjyqtarësh të huaj. Nuk dihet ende nëse FSHF-ja do ta pranoje kërkesën e Tiranës, por pas eksperiencës dhe partneritetit me federatat e Maltës dhe Luksemburgut, zgjidhja ekziston.

Nga ana tjetër, mësohet se klubi Tirana, merr përsiper të gjitha shpenzimet financiare të trupës së “xhaketave” ndërkombëtare. Sokol Jareci, dizenjatori i gjyqtarëve, me gjasë, ka nisur ta mendojë seriozisht kërkesën e klubit pritës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!