Reagon Aleksi, i indinjuar për pezullimin…

Mesfushori Albano Aleksi, njëherësh dhe kapiteni i “bluzinjve” të Luftëtarit, pasi ka mësuar lajmin për pezullimin e tij dyjavor, ka reaguar i indinjuar në faqen e tij në “Facebook”. 26-vjecari fierak që luan për të katërtin sezon me skuadrën gjirokastrite, e quan absurde masën ndaj tij, duke shtuar se askush nuk mundet të nëpërkëmbë kontributin e tij në radhët e Luftëtarit.

“Dua të falënderoj në radhë të parë tifozerinë e Luftëtarit,të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë katër viteve fantastike duke përfaqësuar fanellën e Luftëtarit, fanellë e cila më dha mundësinë të jem ky futbollist që jam sot. Jam ndier shumë i indinjuar pas informimit që mora për pezullimin nga ekipi ditën e sotme, por me shumë i indinjuar janë ndjerë nga arsyeja absurde e këtij pezullimi. Dua t’i informoj të gjithë se kam dhënë maksimumin tim çdo sekondë të luajtur me ekipin e Luftëtarit dhe askush nuk mund të ma hedhë poshtë djersën që kam derdhur për këtë ekip dhe të uli figurën time si futbollist i këtij ekipi. GJITHMON FORCA LUFTËTARI”!

Kështu shkruan mesfushori fierak Albano Aleksi, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij kampionati me skuadrën e Luftëtarit. Duket, “divorci” i tij me gjirokastritët u bë disa javë më shpejt, duke e fyer futbollistin me mënyrën se si u bë ndarja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!