Fetel dhe Leklerk në kor: “Jemi të fortë”…

Pilotët e Ferrarit, edhe pse kanë zhgënjyer në garat e mëparshme, para Çmimit të Madh të Spanjës, shprehen optimistë

Me 35 pikë prapa liderit të renditjes, pilotit finlandez Valteri Botas pas vetëm katër garave të botërorit në Formula 1, Sebastian Fetel nuk mund të gabojë më në në cirkuitin e Montmelos, ku të dielën do të zhvillohen gara e Çmimit të Madh të Spanjës.

Në prag të fillimit të fundjavës iberike, piloti gjerman përpiqet të ringjallë mjedisin: “Morali është i mirë, ekipi është në gjendje të shkëlqyer dhe ne kemi ardhur këtu në Montmelo me shumë përditësime. Largësia në renditje nuk duhet të na shqetësojë, ne duhet të mendojmë vetëm për të bërë pike dhe kaq. Kemi pjesë të reja dhe një motor të rinovuar që ne mendojmë se do të na japë një dorë. Synimi ynë është që ta bëjmë “kokëkuqen” më të shpejtë: kemi një paketë premtuese, e dimë që kemi një makinë të forte”,- ka deklaruar Sebastian Fetel.

Në të njëjtën gjatësi vale, ka folur edhe Çarls Leklerk: “Ne nuk jemi aq të keq sa tregon renditja. Sigurisht, kishim dy raste, në një kam bërë një gabim, në një tjetër ka pasur një problem teknik. Por performanca është atje, ne duhet të vendosim gjithçka në mundësinë maksimale për të shprehur potencialin tonë të plotë. Shpresa është, që përmirësimet teknike qe kemi bërë, të na ndihmojnë të ecim përpara”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!