Lamtumira e Van Persit dhe gjoba e Ibres…

Sulmuesi Van Persi e mbyll në stadiumin “De Kuip”, aty ku dhe nisi shkëlqimin… 

Ndodh që dy veteranë të kenë fate të ndryshme. I pari, suedezi Zlatan Ibrahimovoç, që aktivizohet në MLS amerikane, rezulton të jetë gjobitur pas simulimit në ndeshjën e skuadrës së tij Los Angeles Galaxy ndaj Columbus. Përplasja e gjigandit me portierin kundërshtar është vlerësuar simuluese dhe Ibra, tani duhet të paguajë.

Ndërkohë që tjetri, lidhet me holandezin Van Persi që këtë fundjavë, ka paralajmëruar largimin përfundimtar nga futbolli profesionist i luajtur. Klubi holandez i Fejnordit, përmes sajtit zyrtar, ndërsa ka anuncuar lajmin, ka thënë: “Fejnord-Ado Den Hag, do të jetë ndeshja e fundit zyrtare e Robin Van Persi. Kapiteni do të zbresë në fushë dhe më pas, nuk do të grumbullohet për takimin e fundit me Fortuna Sitard”.

Kështu 35-vjeçari Van Persi, pas një karriere të gjatë kryesisht në Premier Ligë me Arsenalin dhe më pas me Mançester Junatid, si maja të karrirerës, pa evituar përfaqësuesen e Holandës, do t’i thotë lamtumirë futbollit profesionist pikërisht të dielën. Fejnord-Ado Den Hag, sikurse të gjitha takimet e Eredivizie, do të startojë në orën 14:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!