Teuta fiton finalen e parë të koshit…

Goga Basket-Teuta 84-88, pas kohës shtesë. Loja e rregullt në barazim, 76-76

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj hodhi një hap drejt fitimit të titullit kampion në lojën e koshit. Ata arritën të triumfonin 88-84 ndaj skuadrës së Goga Basket, brenda në mjediset e tyre të “Akademisë Goga”, faktor që nuk u shfrytëzua nga mikpritësit.

Loja ishte interesante dhe tepër e  luftuar nga të dyja skuadrat, që kërkonin të imponoheshin dhe të krijonin epërsinë e nevojshme për fitoren. Koha e rregullt e lojës përfundoi 76-76, me një epërsi të skuadrës së Teutës, e cila e çoi lojën në 5 minutat shtesë për të përcaktuar fituesin.

Dhe fundi i kësaj finaleje fiksoi rezultatin 88-84 për Teutën, e cila hipotekon edhe fitoren e parë të “play-off”-it, që do të përcaktojë kampionen e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!