Salsburg “diktator” kampion në Austri…

Ndeshje e çmendur në Vienë,” Red Bull” përmbys në 9-të minuta dhe feston titullin.

Salsburgu, pas fitores 1-2 ndaj Austrisë së Vienës, në transfertë, shpallet kampion për herë të 6-të radhazi. Titulli i 13-të ose i 10-ti që kur “Red Bull” ka marrë drejtimin e klubit austriak në 2005-ën, erdhi tri javë përpara se kampionati i Austrisë të mbyllë sezonin.

Salsburgu, potent këto vite të fundit edhe në Europë, ngre trofeun e dytë sezonal brenda pak ditëve. Javën e kaluar, Salsburg, pat fituar Kupën e vendit të tij. Por edhe pse kështu, strategu i skuadrës trajneri Marko Roze, do të divorcohet nga “Red Bull” për të vijuar karrierën si teknik në Gjermani.

E pret Borusia Mynshengladbah që militon në Bundesligë. Sakaq, vëndin e Roze, do ta marrë 45 vjeçari amerikan  Xhesi Marsh. Gjithsesi, ajo që sundon në kampin e austriakëve kampionë, është suksesi i dyfishtë në pak javë. Ish ekipi i Valon Berishes, dominon thuajse pa rivalë prej një dekade në Austri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!