Kupa në të kthimit, Kukësi dhe Tirana favoritë…

Në orën 17 00, Skënderbeu-Kukësi (1-2) dhe Tirana Luftëtari (0-0), përcaktojnë finalistët e edicionit të 67- të Kupes së Shqipërisë.

Skënderbeu- Kukësi dhe Tirana-Luftëtari në takimet e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Sot në orën 17 00, katër ekipet në garë, do të diskutojnë mes tyre në Korçë dhe Tiranë, për të prerë biletën e finales së 2 qershorit.

 Çifti- Skënderbeu Kukësi, mbart me vete misterin e golit, pasi takimi i parë luajtur në Kamzë, ka folur për skuadrën e Ernest Gjokës. Verilindorët, kanë marrë avantazhin në shifra 2-1. Në një pronocnim për “Sporti iM”, Gjoka tha dje, se Kukësi ka marrë të gjitha masat sportive për të kaluar. Madje shtoi, se ka rikthime të rëndësishme në formacion si Rama, Shameti dhe Dzaria. Ndërkohë në kampin tjetër, korçarët e trajnerit Orges Shehi, duken më të  balancuar. Mediatikisht. Sepse grupi në dispozicion të durrsakut, është thuajse i plotë. Skënderbeu, larg europës nga kampionati, pritet të bëjë gjithçka për të mbrritur në finale.

 Në duelin tjetër, paradoksi është disi  ndryshe. Tirana dhe Luftëtari, ende nuk e kanë shpëtuar kampionatin, ndërsa në mënyrë surprizë, njëra prej tyre, do të jetë finaliste e kupës së 67-të. Shifrat 0-0 në të vajtjes, lënë gjithçka hapur me Tiranën më të kolauduar dhe të ethshme për të rezervuar finalen. Në “Selman Stërmasi”, nuk ka tifozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!