Sëlltik, kampioni kelt për herë të 50-të…

Pas fitores 3-0 në transfertë ndaj Aberdinit. Sëlltik koleksionoi titulllin e 50-të në historinë e tij si kampion i Skocisë. Ky është edhe titulli i 8-të radhazi i fituar nga skuadra që drejtohet nga Neill Lenon, ndërkohë që Sëlltik, pasi ka fituar edhe kupën e Ligës Skoceze, më 25 maj do të përballet me Hërst për Kupën e Skocisë.
Epërsia e Sëlltikut në futbollin skocez është e padiskutueshme dhe duket sikur nuk do të përfundojë kurrë. Midis futbollistëve të trajnerit Lenon, meriton të përmendet sulmuesi francez Odsone Eduard, autor i 15 gola në 29 ndeshje.
Në fitoren përfundimtare të Sëlltikut është edhe kontributi i një djali “të artë”, 19-vjeçarit Timothi Ueah, trashëgimtari i Xhorxhit të madh të Milanit. I riu, i huazuar nga PSG, ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje ku është aktivizuar.