Shkëndija e Tetovës, kampione që sot…

Shkëndija e Tetovës ka fituar sot titullin e dytë kampion radhazi në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Qatip Osmani, triumfuan me rezultatin 0-1 në përballjen ndaj Rabotniçkit, ku Totre në minutën e 90-të, shënoi golin e vetëm të takimit.
Me këtë fitore, skuadra tetovare u ngjit në kuotën e 72 pikëve, 13 më tepër nga Vardari që i ndjek nga pas, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 4 javë kampionat deri në mbyllje të sezonit.
Për ta nisur festën e titullit, Shkëndijën, në mënyrë të tërthortë, e ka ndihmuar skuadra tjetër shqiptare në kampionatin maqedon. Shkupi ka barazuar 2-2 me Vardarin, duke ndikuar që tetovarët, edhe matematikisht, ta konsiderojnë veten që sot kampionë të Maqedonisë së Veriut.
